Historiku i Coquete Accessoriesa

Kompania “Coquete accessories” është themeluar në vitin 2013 dhe si aktivitet primarë ka shitjen me shumicë dhe pakicë të bizhuve dhe aksesorëve të ndryshëm për femra dhe për fëmijë poashtu. Ne si kompani operojmë në gjithsej 6 pika shitëse me pakicë në qytetet e Prishtinës (në qendrat tregtare “Albi Mall”, “Prishtina Mall”, “Pallati i Rinisë dhe Sporteve” dhe në Nënkalim – Rr. “Bill Clinton”), në Prizren në qendrën tregtare “Galeria Shopping Mall” dhe në sheshin e qytetit Ferizaj. Poashtu kompania jonë bënë edhe shitjen me shumicë të të gjitha bizhuve dhe aksesorëve të ndryshëm tek një numër i konsiderueshëm i dyqaneve në qytete të ndryshme të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë poashtu. Një segment i rëndësishëm i kompanisë tonë është edhe shitja online dhe shpërndarja e produkteve tona përmes postave të shpejta që bëhet në gjithë regjionin dhe disa qytete të Evropës. Sa i përket produkteve, ne ofrojmë një gamë mjaft të gjërë të produkteve si p.sh: të gjitha llojet e bizhuve (vathë të të gjithë llojeve, byzylykë qafe, dore dhe këmbe, unaza të ndryshme etj), aksesorë të ndryshëm për të gjitha sezonat (çanta, kapela, shalla, dorëza, syze etj) si dhe shumë aksesorë të tjerë për femra dhe për fëmijë poashtu.